Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si në shtëpinë e Nënë Terezës, por edhe kthimin e vizitës në banesën e familjes Berisha.
Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Liri Berisha shprehet se në takimin e saj me Nënë Terezën pa mënyrën se si ajo sillej me njerëzit në nevojë.
Mes të tjerash Liri Berisha ka treguar edhe për pyetjen që Nënë Tereza i bëri asaj.
“Erdhi me një vrull për të na takuar dhe sytë i kishte shumë të butë dhe kishte një të folur të butë, por në ndonjë moment të veçanta ajo e folur ishte aq imponuese. Dukej që ishte një grua e fortë. Thash si ka mundësi gjithë kjo famë dhe gjithë kjo forcë për të ndihmuar gjithë këto njerëz me këtë trup kaq të vogël. Pati dëshirë për të na shoqëruar nëpër këto dhomat e shtëpisë. Ajo ishte një shtëpi e vogël, ku kishte futur brenda dhimbjen më të madhe të kohës. Njerëz të braktisur, të sëmurë dhe ajo që më bëri përshtypje ishte mënyra se si e shikonin ata kur hynte nënë Tereza. Kishte shumë pak kohë që e kishte hapur atë shtëpi në Shqipëri. Pastaj na çoi në dhomën tjetër. Aty ishin të sëmurët terminal. U gjendëm përpara një krevati ku ishte në i sëmurë ku ishin
Kisha ngulur sytë dhe po e shikoja me habi. Nënë Tereza më kapi dorën dhe më tha ‘Liri a mund ta bësh ti këtë punë nëse të kërkohet?’ Më erdhi aq e papritur saqë nuk dija se çfarë do të thoja. Nënë Tereza ma vuri dorën para gojës dhe më tha që nuk do të përgjigjesh tani se do ta mendosh shumë të ta thotë zemra dhe pastaj të ta nxjerrë goja. Pyesja veten që çfarë do të thoja. Nënë Tereza në punën e saj bënte një vetësakrifikim, kurse unë punoja mjeke në një lagje të varfër, ndihmoja njerëzit, por kur ktheheshin në shtëpi kishim familjen tonë dhe bënim jetë tjetër. Sado të thoja po e bëj, as mund të shkonte ndërmend që mund të bëja atë që ajo bënte”, theksoi Liri Berisha.
Ndërkohë ndër të tjera Liri Berisha ka treguar edhe vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e tyre. Berisha tregoi angazhimin e madh të të gjithë lagjes për këtë vizitë, për të cilën tregoi se shumë njerëz shkuan dhe takuan Nënë Terezën aty.
Liri Berisha kujtoi edhe faktin që Nënë Tereza nuk kishte konsumuar drekën e përgatitur nga ajo, por e kishte marrë me vete për të gjithë personat në nevojë.
“U larguam nga shtëpia e Nënë Terezës dhe na dërgon një lajm pas 10 ditësh që unë do të vij vizitë në shtëpinë tuaj dhe kjo ishte një gjë e paimagjinuar për mua. Pati një angazhim të të gjithë lagjes. Shtëpia u kthye në një pelegrinazh, të gjithë donin ta takonin dhe pata frikë se s’do të na dilte koha ne që të flisnim. Ajo me një durim dhe një butësi, foli me të gjithë. Qëndroi goxha gjatë, në fillim e nisi bisedën me fëmijët dhe ju tha të dyve se çfarë do të bëheni kur të rriteni.
Pastaj kaloi në bisedë me Saliun dhe ndërkohë unë morra të shtroj tavolinën se erdhi koha e drekës. Ajo ma bëri nja dy herë me dorë dhe më tha nuk do të ha drekë. U mërzita pse nuk do të hante drekën. Duhet të më shkonte mua në mendje kjo përpara Saliut. Më thotë mblidhi të gjitha çfarë ke bërë, futi në qese dhe zbriti poshtë në makinë. Aty unë u kujtova që kisha të bëja me një grua që nuk hante kurrë e para, pa ngrënë të tjerët. Ajo hante gjithmonë e fundit në një pjatë alumini”, u shpreh Liri Berisha.