Besart Kadia ka lënë postin si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar pranë ministrisë së drejtuar nga Olta Xhaçka.
Bëhet e ditur se Kadia tashmë është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Vendin e tij te Financat e ka zënë eksperti i ekonomisë Endrit Yzeiraj i cili është emëruar zëvendësministër.