Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

2025/06/07 at 12:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat?


Disa ditë më parë, ata u paraqitën në mënyrë demonstrative në harmoni me njëri-tjetrin, po tani kjo harmoni ka marrë fund – ndoshta përgjithmonë. Elon Musk dhe Donald Trump po shkëmbejnë akuza të ashpra. Ndërkohë, aksionet e Teslës po bien ndjeshëm.

Drejtori ekzekutiv i “Teslës”, Elon Musk, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kanë kritikuar masivisht njëri-tjetrin. Musk, për shembull, mbështeti procedurat e shkarkimit kundër Trump në shërbimin e tij të mesazheve të shkurtra X.

Ai reagoi ndaj rënies prej 14.3 për qind të aksioneve të Teslës në tregun e aksioneve të SHBA-së. Kompania humbi 150 miliardë dollarë në vlerë. Trump ka shkruar më parë në Truth Social se masa më e thjeshtë për buxhetin e SHBA-së do të ishte ulja e “miliarda e miliarda dollarëve” në subvencionet dhe kontratat qeveritare me kompanitë e Musk.

Ligji i planifikuar i taksave shkaktoi mosmarrëveshje

Mosmarrëveshja midis Musk dhe Trump është shkaktuar nga një projektligj para Senatit. Ai propozon reforma gjithëpërfshirëse të taksave dhe shpenzimeve. Por ato do të rrisnin edhe borxhin kombëtar me triliona dollarë.

Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi projektligjin me një shumicë shumë të vogël. Trump e akuzoi Musk se e kundërshtoi projektligjin sepse ai propozonte lehtësime për automjetet elektrike. Musk e kishte justifikuar kritikën e tij me deficitin federal dhe e kishte quajtur projektligjin një “gjë të neveritshme”.

Trump më parë e ka lavdëruar në mënyrë demonstrative sipërmarrësin si pjesë të qeverisë. Musk ka drejtuar Agjencinë e uljes së kostove DOGE, ka shkurtuar mijëra vende pune dhe ka siguruar miliarda dollarë në kontrata qeveritare.

Kërcënimet e Musk-ut

Trump e trajtoi publikisht për herë të parë këtë polemikë me Musk gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se Musk ishte i motivuar nga interesat e biznesit. Sipas Trump, Musk nuk kishte problem me ligjin – derisa nuk e kuptoi se ai parashikonte edhe ulje prej miliarda dollarësh në subvencione për automjetet elektrike.

Musk e quajti këtë një gënjeshtër. Pronari 53-vjeçar i platformës online X sugjeroi që anëtarët republikanë të Kongresit duhet të mbështesin atë në votimin e ligjit.

“Trump ka tre vjet e gjysmë të mbetura si president, ndërsa unë do të jem këtu edhe më shumë se 40 vjet”, shkroi ai. Muska bëroi shumë postime në X, brenda pak orësh dhe kujtoi kongresistët për rëndësinë e ligjit.

Me një pasuri neto të vlerësuar prej më shumë se 300 miliardë dollarësh, Musk është deri tani personi më i pasur në botë. Vitin e kaluar, ai ka ndarë mbi 250 milionë dollarë në fushatën zgjedhore të Trumpit, pavarësisht se më parë konsiderohej një mbështetës i demokratëve.

Musk mund të përdorë paratë e tij për të financuar sfiduesit e Trumpit dhe anëtarët e Kongresit, që muind të votojnë kundër ligjit

“Pa mua Trumpi do të kishte humbur”

“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet”, tha Musk, i cili ka mbështetur Trumpin edhe në disa shtete vedimtare federale, si Pensilvania. Trump tani tha se do të kishte fituar lehtësisht në Pensilvani edhe pa Muskun.

“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet,” shkroi Musk në X. “Një mosmirënjohje e tillë”, shkroi ai dhe shtoi: “Është koha për të hedhur bombën vërtet të madhe.”

Ai deklaroi se emri i Trump shfaqej në të dhënat që lidheshin me aferën e të dnënuarin për vepra seksuale Jeffrey Epstein. “Kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk u lirua,” tha Musk.

Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019. Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, dekalroi së fundi se financieri, i cili kishte lidhje të mira në shoqërinë e lartë, kreu vetëvrasje. Departamenti i Drejtësisë i Trump zbuloi disa të dhëna të Epsteinit në shkurt. Musk nuk dha prova për pretendimin e tij. Por gjatë kohës sa ishte këshilltar në qeveri, ai ndërhyri në shumë çështje që tejkaluan fushëveprimin e tij të përgjegjësisë.

Presidenti fillimisht u përmbajt nga komentimi mbi rastin Epstein. Megjithatë, persona të besuar të Trump i thanë CNN se nuk besonin se marrëdhënia e tyre mund të rikuperohej pas sulmit të Musk.

Mosmarrëveshja midis aleatëve dikur të ngushtë rrezikon tani edhe programet hapësinore amerikane. Musk kërcënoi të mbyllte kapsulën “Dragon” të kompanisë së tij hapësinore SpaceX.

Është e vetmja anije kozmike amerikane e aftë të transportojë astronautë në Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). NASA është mbështetur në anijen kozmike që nga viti 2020 si pjesë e një kontrate prej 5 miliardë dollarësh me SpaceX.

Kompania hapësinore SpaceX e Musk mban kontrata qeveritare amerikane me vlerë afërsisht 22 miliardë dollarë. Heqja dorë nga kapsula “Dragon” mund të shkatërrojë programin ISS.

Dhjetëra vende janë të përfshira sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të mëçarshme. SpaceX thuhet gjithashtu se është e përfshirë ndjeshëm në disa programe të ardhshme të qeverisë amerikane, duke përfshirë transformimin e programit që shërben si mburojë gjigante mbrojtëse nga raketat në hapësirë./DW



Ju sugjerojmë

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida
Bota

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

19 Korrik, 2025 5:04 pm
Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
Aktualitet

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

19 Korrik, 2025 4:44 pm
14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani
Aktualitet

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani

19 Korrik, 2025 4:25 pm
U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit
Rajoni

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit

19 Korrik, 2025 4:12 pm
Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik
Aktualitet

Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik

19 Korrik, 2025 4:02 pm
Rritet numri i të rinjve me probleme kardiake/ Ja cilët janë shkaqet
Aktualitet

Rritet numri i të rinjve me probleme kardiake/ Ja cilët janë shkaqet

19 Korrik, 2025 3:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Autor i 13 grabitjeve, vidhte motomjete elektrike e../ Pranga 46 vjeçarit në Tiranë

19 Korrik, 2025 3:39 pm
(VIDEO) Sherr mes dy grupeve në Kosovë/ Përplasje fizike e goditje me gota qelqi
Rajoni

(VIDEO) Sherr mes dy grupeve në Kosovë/ Përplasje fizike e goditje me gota qelqi

19 Korrik, 2025 3:33 pm
Pogradec/ Motivet e pronësisë ‘fusin’ në sherr 4 persona! Policia i procedon
Aktualitet

Pogradec/ Motivet e pronësisë ‘fusin’ në sherr 4 persona! Policia i procedon

19 Korrik, 2025 3:17 pm
Spiropali takohet me babain e një prej pengjeve të Hamasit!Ambasadorja e falenderon
Aktualitet

Spiropali takohet me babain e një prej pengjeve të Hamasit!Ambasadorja e falenderon

19 Korrik, 2025 2:56 pm
Para
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse...
















TE FUNDIT

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida
19 Korrik, 2025

Forcat e Ministrisë së Brendshme të Sirisë kanë nisur dislokimin në Suveida, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e...

Lexo më shumë

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
19 Korrik, 2025

Është viti 2025 dhe zona të tëra në kryeqendrën e vendit, në Tiranë, furnizohen me ujë përmes autobotëve. Kjo pasi...

Lexo më shumë

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani
19 Korrik, 2025

Shqipëria është kthyer në magnet punësimi për vendet e rajonit. Nga 14 mijë leje pune të dhëna vitin e kaluar,...

Lexo më shumë

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit
19 Korrik, 2025

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ka njoftuar Brukselin për ndalimin e zëvendësdrejtorit të kësaj zyreje Igor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com