Ky është momenti kur Rozerta Dobi dhe Havier Dobi, të akuzuar për grabitjen e mijëra eurove në shtëpinë e zyrtares në Tiranë, futen në sallën e gjyqit. Pritet që sot nënë e bir të njihen me masën e sigurisë.
Policia komunikoi arrestimin e tyre më 7 Janar, ndërsa mësohet se grabitja kishte ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit.
Fillimisht policia tha se paratë të cilat u vodhën në banesën, ku gruaja mirëmbante shtëpinë arrinin në shifra rreth 120 mijë euro. Ndërsa dje në banesën e Rozeta Dobit dhe Havier Dobit u zbuluan 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.