Aktualitet

Grabiti mijëra euro bashkë me nënën, Havier Dobi letër të dashurës:2 muaj burg dhe do dal



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 09/01/23 |
Opi Nion

Rozerta Dobi dhe Havier Dobi, të akuzuar për grabitjen e mijëra eurove në shtëpinë e ish zyrtares në Tiranë, kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndërkohë Balkanweb ka publikuar një letër që Havier Dobi i ka dërguar të dashurës së tij nga ambientet e paraburgimit.

23-vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e etiketon si ‘nuçja’, që të bëjë durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë nga burgu dhe do të jetë i lirë.

Rozeta Dobi dhe djali i saj akuzohen se kanë vjedhur shuma të mëdha parash dhe bizhuteri, me vlerë në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Dje sanitares iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit në banesë dhe mbi 400 mijë euro.

 

 

Pas