Gruaja që shihni në foto është Rozeta Dobi, e cila së bashku me djalin e saj, Havier Dobi akuzohen për vjedhjen e shumave të majme parash dhe bizhuteri me vlerë nga banesa e ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi.
Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit.
Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor.
Fillimisht policia tha se paratë të cilat u vodhën në banesën, ku gruaja mirëmbante shtëpinë arrinin në shifra rreth 120 mijë euro.
Ndërsa dje në banesën e Rozeta Dobit dhe Havier Dobit u zbuluan 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.