Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Andrew Boden nga Berati. 44-vjeçari është i shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Edmond Papës në kryeqytet.
Prej këtij momenti, Bode shpallet edhe në kërkim ndërkombëtar.
Andrew Bode dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërisë duke kaluar kufirin ilegalisht.
Për vrasjen e Papës, është arrestuar disa ditë më parë Albano Velo nga Përmeti.
Policia dhe Prokuroria dyshojnë se Andrew Bode dhe Albano Velo janë ekzekurorët e Edmond Papës, ndërsa urdhri është dhënë nga persona të tjerë.
Edmond Papa u ekzekutua më 16 dhjetor 2022, në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë.