Kronikë

Itali/ Shqiptari i dëmton shtëpinë me eskavator, komshiu e vret me pushkë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 06/01/23 |
Opi Nion

Një konflikt mes një shqiptari dhe fqinjit të tij italian ka përfunduar në tragjedi. Sipas mediave italiane, një 57-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka sulmuar me ekskavator shtëpinë e fqinjit, duke i shkaktuar dëme të rënda strukturore.

Ai ka shkatërruar hyrjen dhe një dritare të shtëpisë, duke dëmtuar rëndë si muret ashtu edhe çatinë e ndërtesës. Me automjetin e rëndë, duke shkuar mbrapa vazhdimisht, po ashtu shqiptari ka goditur katër makinat e parkuara në shesh, duke iu shkaktuar gërvishtje të dukshme.

Ndërkohë fqinji i tij një 53-vjeçar me inicialet S.M., italian, ka marrë pushkën dhe ka qëlluar nga dritarja të paktën pesë herë shqiptarin. Katër plumba kanë rënë mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, më 5 janar, në San Polo, një fshat në periferi të Arezzo.

Zjarrfikësit, të cilët mbërritën në vendngjarje, iu desh të fiknin motorin e ekskavatorit, i cili mbeti i ndezur pasi shqiptari u qëllua nga fqinji i tij dhe të siguronin që njerëzit që ndodheshin brenda shtëpisë, e cila më pas u konsiderua e pabanueshme, të dilnin të sigurt.

Sakaq, karabinierët arrestuan 53-vjeçarin italian me akuzën e vrasjes. Arma dhe gëzhojat e gjetura në vendin e krimit janë sekuestruar si dhe e gjithë zona iu nënshtruar konstatimeve të departamentit të hetimeve shkencore.

Autoriteti gjyqësor italian ka urdhëruar nisjen e hetimeve të cilat do të kryhen në ditët në vijim. 53-vjeçari i arrestuar është dërguar në burgun e Arezzo-s. Hetimet i janë besuar prokurores publike Laura Taddei.

Pas