Zyrtarët në Ukrainë raportojnë se 9 civilë janë vrarë nga sulmet ruse, mes viktimave dhe një familje.
Mësohet se prindërit dhe djali i tyre 12-vjeç kanë humbur jetën nga sulmet në qytetin e Beryslav në Kherson.
Gjithashtu 6 persona u vranë në Kherson, një në Donetsk dhe dy në Zaporizhzhia, sipas administratave ushtarake rajonale të Ukrainës.