Rajoni

Shkupi vazhdon të jetë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 06/01/23 |
Opi Nion

Shkupi edhe në mëngjesin e sotëm ka probleme me ajrin e ndotur dhe renditet në vendin e tetë të qyteteve më të ndotura në botë, sipas faqes që mat ndotjen në botë “IQAir”.

Kryeqyteti i Maqedonisë mëngjesin e sotëm ka indeksin 184, ndërsa para tij janë disa qytete nga India, Pakistani, Kina dhe Mongolia.

Ashtu si ditët e kaluara edhe sot më të përhapura në ajër janë grimcat helmuese PM2.5, ndërsa ka edhe sasi të madhe të PM10.

Ajri i ndotur ishte shkak i debateve në mes partive më të madhe maqedonase. /KlanMacedonia

Pas