Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me sasinë e kokainës së sekuestruar nga autoritetet pasditen e sotme në Portin e Durrësit.
Mësohet se janë sekuestruar 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë, teksa janë shoqëruar 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.
Mësohet se kontejneri ku ishte fshehur lënda narkotike vinte nga Ekuadori dhe kishte 3 ditë në Portin e Durrësit.
Policia kufitare duke marrë parasysh faktin që kontejneri kishte ardhur nga Ekuadori organizoi operacionin me qen antidrogë. Sakaq, është organizuar puna për hapjen e plotë të kontejnerit.