Sport

Pique njofton tërheqjen nga futbolli



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:15 - 03/11/22 |
Opi Nion

Gerard Pique, në mënyrë të papritur, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli. Mbrojtësi i Barcelonës ka bërë me dije në rrjetet sociale se ndeshja e së shtunës në mbrëmje, ndaj Almeria, do të jetë ndeshja e tij e fundit në Camp Nou.

35-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij të suksesshme me Manchester United, Real Zaragoza dhe Barcelona: 428 ndeshje dhe 30 gola.

Me katalanasit ka fituar gjithçka: 8 kampionate spanjolle, 7 Kupa Spanje, 6 Superkupa Spanje, 4 Champions League, 3 Superkupa Europe dhe 3 Botërorë Klubesh.

Me Spanjën, Gerard Pique ka fituar një Botëror dhe një Evropian.

Pas