Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dhunoi fizikisht vëllain e tij ndërsa po ashtu ka shkatërruar varrin e kunatës së ndjerë.
Sipas policisë bëhet fjalë L. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vënë në pranga nga oficerët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ardenicë, Lushnjë, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij si edhe ka shkatërruar varrin e bashkëshortes së vëllait”-njofton policia.