Mbrëmjen e së hënës (5 shtator 2022), në emisionin “Opinion” u diskutua tema “Vrasje në familje, ç’po ndodh me shqiptarët?”
Në pjesën e parë dhe të dytë u diskutua për krimin në familje duke sjellë në vëmendje ngjarjet e gushtit të këtij viti.
U fol për ngjarjen e 26 gushtit në Mallakastër, ku djali vrau të atin duke e goditur me sende të forta dhe atë të 29 gushtit në Lezhë, ku Besnik Pjetri vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, përkatësisht Pjetër dhe Gent Përnjaku.
Po ashtu, u soll në vëmendje ngjarja e 30 gushtit në Tiranë, ku Arsen Maskurti vrau vëllain dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Maskurti.
Të ftuar në studio:
- Rita Petro
- Fabian Zhilla
- Mentor Kikia
- Ergys Mërtir
- Liridona Beqiri
- Glidona Daci
Në lidhje skype:
- Adelina Ahmeti
- Zana Avdiu
Në pjesën e tretë u transmetua një përmbledhje rreth 15 minuta të historisë 25-vjeçare të emisionit “Opinion”.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.