Rishi Sunak është zyrtarisht kryeministri i Britanisë së Madhe, pas takimit me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham ditën e sotme.
Sunak është njeriu i parë me ngjyrë, i pari britaniko-aziatik dhe i pari hindu që udhëheq Mbretërinë e Bashkuar.
Sunak hyri në Downing Street në një moment krize për partinë e tij dhe vendin, pasi mandati 50-ditor i Liz Trus e zhyti Britaninë në kriza më të thella ekonomike./Opinion.al