Xhaxhai i vajzës që u bë shkak i sherrit mes dy familjeve, Fatmir Mjeshtri ka zbuluar atë ç’ka ndodhi ditën e djeshme në Klos, ku mbetën të vrarë tre persona.
Në një intervistë për “News 24”, Mjeshtri u shpreh se prej një jave ishin munduar që të ulnin dy baballarët e të miturve për të sqaruar gjërat.
Vetëm dy netë para ngjarjes, ai shprehet se është takuar me të atin e djalit dhe i ka shpjeguar se çfarë 17-vjeçari kishte bërë.
Sipas Mjeshtrit çdo gjë nisi nga një mesazh anonim, i dërguar kushëririt të vajzës që jetonte në Angli, ku thuhej se e mitura ishte lidhur me një djalë dhe se duhet të kishin kujdes.
Po ashtu, xhaxhai i vajzës shton se, mbesa e tij kishte përfunduar në koma si pasojë e kërcënimeve të marra nga 17-vjeçari.
Deklarata e plotë e vëllait të autorit:
Ka më tepër se një javë që jemi munduar ti bindim e të ulim prindërit e çunat për çfarë shkaku e kanë kaluar vajzën e vëllait në depresion e pse e ka kërcënuar ai e vajza ka shkuar në spital në gjendje kome. Një moment ka shkuar në gjendje kome. Vajza nuk ka treguar ishte e tmerruar e nuk tregonte e në shtëpi kush i bënte presion. Presion ai Shira në rrjetet sociale, Sula nuk i ka bërë presion, Sula kishte thjesht mesazhet, ka shumë faje ai Sula po kërcënimet që i ka bërë gocës duke i kërkuar foto, e ka kërcënuar në atë lloj sa e ka kaluar në depresion.
Ka ardhur djali i Shirës ka marrë kontakt me mu, i thashë vellait mos vepro. Kur djali i Shirës ka ardhur nga Durrësi, ka takuar babain e vajzës. Më tha vëllai hajde se erdhi djali thuaji fjalet qe ke per ti thene.
I thashë jam Fatmir Mjeshtri, a ka mundësi ta marrësh babain në telefon kemi diçka për të sqaruar në lidhje me Sarën se kemi të dhëna që ti e ke kërcënuar gocën në maksimum?
I thashë çfarë lidhje ke me Sarën? Më tha, mua Sara më ka bo një ftesë në FB e unë e kam pranuar pasi kemi shkruar në FB Sara më ka kërkuar diçka tjetër.
Më tha Sara “unë s’mund të shoh më si shok se je djalë bukurosh”.
Shumë bukur i thashë të paska lavdëruar e nuk të ka ofenduar. Po adresën si ia more?
Ma ka dhënë vetë, tha e pastaj i kishte shkarkuar fotot nga adresa e i ka thënë po nuk bërë ato që të them unë ty si femër do të shkatërroj jetën.
I ka marrë motrën e madhe ne telefon ai Shira i ka thënë thuaj Sarës që jam ai djali i Shirës po nuk veprove si të them unë do i prish jetën.
Goca i ka thënë mos se je duke bërë shumë gabim, na njifte të gjithëve ai.
I çoi një mesazh anonim çunit të vëllait tim që jeton në Angli me adresë fallco e i thotë që Sara është lidh me atë çunin e kujdes se të kam si vëlla.
Nga Anglia i tha babait të Sarës kini kujdes se më ka ardhur një mesazh që filan person ka lidhje me gocën tënde.
Në momentin e ballafaqimit një natë para takova babin e atij Shirës, dhe djalin e ia ka shpjegu djali babës të gjitha në prezencë e i thamë cfarë borxhi të kemi që e ke bërë, po pse e bërë? Se e do apo se ta do qejfi ta bësh, ti shkatërrosh jetën gocës? Një 16 vjeçe?
I kam dhënë kohë thashë, u futsha unë që vetëm të zbutej sherri e muhabeti se ishte më i revoltuar vëllai se e ka fëmijë. I thashë merre çunin tani. Vëllai më ka thënë o ta marrë ta bëjë nuse o kam per ta vrarë djalin. Në një moment unë thashë se e tha nga gjaknxehtësia. I thashë leje mo vlla se punë kalmajsh, ore ke per t’ja thënë tha kam për ta vrarë çunin nëse nuk e merr për grua.