Një makinë tip “Mercedes-Benz”, është gjetur e djegur në afërsi të fshatit Shtyllas në Fier. Sipas informacioneve, makina është pa targa dhe dyshimet janë që mund t’i jetë vendosur flaka qëllimisht.
Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse. Makina është gjetur në një rrugë dytësore, lidhëse me bypassin e Fierit.
Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nisë puna për identifikimin e pronarit të automjetit nëpërmjet numrit të shasisë dhe detajeve të tjera, që i kanë shpëtuar djegies.