Ramzan Kadyrov, kreu i rajonit rus të Çeçenisë, deklaroi se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e një arme bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë, mes ndryshimeve të reja në fushën e betejës.
Në një mesazh në Telegram duke kritikuar komandantët rusë për braktisjen e qytetit lindor të Ukrainës Lyman të shtunën, Kadyrov shkroi:
“Sipas mendimit tim personal, duhet të merren masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin të armëve bërthamore me rendiment të ulët.”
Kjo deklaratë vjen një një ditë pasi Presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.
Aleatët e tjerë të lartë të Putinit, duke përfshirë ish-presidentin Dmitry Medvedev, kanë sugjeruar se Rusia mund të ketë nevojë të përdorë armët bërthamore, por thirrja e ‘rrezikshme’ e Kadyrov ishte “më urgjente dhe më e qartë”.