Është diskutuar të hënën (27 shtator 2022) në emisonin “Opinion” për temën “ Bandat shqiptare në Amerikën Latine”.
Në pjesën e parë të emisionit u diskutua se çfarë po ndodh me krimin shqiptar në Kolumbi dhe Ekuador.
Për të diskutuar për temën të ftuar në studio kanë qenë:
- Gazetarja Fatjona Mejdini
- Gazetari investigativ Artan Hoxha
Dy gazetarët qe kanë qenë pjesë e emisionit, kane udhetuar ne Kolumbi dhe Ekuador ku kanë kontaktuar gazetarë, prokurorë, njerëz të ligjit, por njëkohësisht dhe njerëz të botës së krimit për të definuar se çfarë ndodh me krimin e organizuar shqiptar në Kolumbi dhe Ekuador, por vecanërisht në Ekuador, në Guajakil që pretendohet të jetë kthyer në epiqendrën më të rëndësishme të krimit të organizuar shqiptar përtej Atlantikut.
Ndërkohë, në pjesën e dytë dhe të tretë të emisionit ishte i ftuar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë 36 minuta.
Abazoviç dha një intervistë për emisionin “Opinion” dy ditë më parë në New York të SHBA-së gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Kombeve të Bashkuara.
Me Abazoviç u diskutua për raportetet e tij me presidentin Gjukanoviç, për faktin se përse kërkojnë ta shkarkojnë dhe mbi të gjitha ai e vendos pikën kryesore jo tek problematika që erdhi si pasojë e Kishës Serbe, por ai mendon se shkarkimi i tij si kryeministër, tentativa për ta zëvendësuar ka ardhur si pasojë goditjes që i ka dhënë krimi të organizuar, arrestimeve në nivel të lartë dhe konfiskimit të rreth 120 milionë dollarëve cigarev në portin e Tivarit.
Për më tepër mund të ndiqni linkun e mëposhtëm për të parë të plotë emisionin.