Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjidhen fituesit e thirrjes së 3-të të Programit të Praktikës dhe Punësimit, B4Students

2022/09/23 at 4:16 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjidhen fituesit e thirrjes së 3-të të Programit të Praktikës dhe Punësimit, B4Students

Me qëllimin që studentët të sigurojnë aftësim profesional cilësor dhe punësim në një profil të lidhur me studimet e tyre në një fazë sa më të hershme të karrierës, B4Students po organizon Programin e Praktikës dhe Punësimit, për herë të dytë këtë vit. Deri në dhjetor 2022, për 3 muaj radhazi, studentët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të punojnë pranë 10 kompanive të Grupit BALFIN, duke u bërë pjesë e industrisë bankare, shitjes me shumicë dhe pakicë, pronave të patundshme, dhe menaxhimit të aseteve.

Kjo është thirrja e tretë e Programit të Praktikës dhe Punësimit nga B4Students, në të cilin aplikuan mbi 650 studentë nga mbi 25 institucione të arsimit të lartë në Shqipëri, publik dhe privat. Në dy thirrjet e para janë rritur profesionalisht 170 studentë dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre janë punësuar gjatë apo në përfundim të programit në kompaninë përkatëse. Përvoja e studentëve me programin është pozitive dhe ata nuk ngurrojnë të ndajnë vlerësimin e tyre.

“Gjatë zhvillimit të praktikës në Tirana Bank konfirmova kulturën e punës që duhet synuar. Unë pata fatin të punoja pranë njerëzve me qëndrim pozitiv, bashkëpunues dhe të gatshëm për të më mësuar gjëra të reja, ndërsa ndiqja detyrat e përditshme dhe merrja pjesë në trajnimet e brendshme. Në momentin që u krijua një mundësi për punësim, aplikova menjëherë. Sot jam e lumtur që vijoj rrugëtimin profesional pranë Departamentit të Operacioneve, një mjedis që më nxit të jap më të mirën dhe të synoj gjithmonë lart!” shprehet Valbona Çelkavaja, praktikante e edicionit të parë, e punësuar në Departamentin e Operacioneve të Tirana Bank.

Praktikantët konsiderohen pjesë e rëndësishme e skuadrës së punës. Ky aspekt është vlerësuar nga një studente tjetër, Kejsi Ulliri, praktikante e edicionit të parë, e punësuar në Departamentin e Financës në Jumbo, thotë se “që në ditët e para të praktikës në Jumbo, kupton se je vlerë e shtuar në skuadëe. Kolegët të respektojnë, të përkrahin, dhe kontributi yt është i vlerësuar.”

Ndërsa Joana Marku, praktikante e edicionit të dytë, e punësuar në Departamentin Komercial në Neptun Albania, shprehet: “Në Neptun kam vlerësuar frymën e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për të ndihmuar të kolegëve dhe stafit drejtues, në anën profesionale dhe personale. Gjatë praktikës jam rrethuar nga njerëz të apasionuar pas punës, profesionistë në gjenerimin e shitjeve dhe menaxhimit të marrëdhënieve me furnitorë të huaj. Kjo eksperiencë më ka ndihmuar të zhvilloj njohuri dhe aftësi praktike, të krijoj miq të rinj dhe të sfidoj veten në një fushë të re karriere.

Programi i Praktikës dhe Punësimit është vetëm një nga aktivitetet e B4Students. Prej pak ditësh, kanë nisur regjistrimet e studentëve në edicionin e tretë të Konkursit të Ideve të Biznesit, ndërsa pritet të lancohet së shpejti sfida e biznesit, në bashkëpunim me Scan TV, një aktivitet tjetër, dedikuar nxitjes së inovacionit dhe të të menduarit analitik nga studentët. Gjithashtu me fillimin e vitit akademik, klubet e studentëve të të gjitha universiteteve do të kenë mundësi të aplikojnë për mbështetje financiare për kontretizimin e projekt-ideve me ndikim pozitiv social. Studentët e interesuar, mund të regjistrohen online në program në linkun bit.ly/iamb4students.

B4Students është pjesë e nismave të përgjegjshmërisë sociale në fushën e edukimit, krijuar nga Grupi BALFIN, me vëmendje të veçantë të presidentit të tij, Samir Mane, që fokusohet në angazhimin e të rinjve në sipërmarrje apo kontribut social, si dhe në zhvillimin e tyre profesional.

Ju sugjerojmë

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
Bota

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

20 Qershor, 2025 5:10 pm
Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime
Aktualitet

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime

20 Qershor, 2025 4:56 pm
Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve
Rajoni

Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve

20 Qershor, 2025 4:39 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

20 Qershor, 2025 4:27 pm
Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani
Bota

Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani

20 Qershor, 2025 4:19 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake

20 Qershor, 2025 4:14 pm
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara

20 Qershor, 2025 3:46 pm
Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori
Aktualitet

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori

20 Qershor, 2025 3:25 pm
Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
Aktualitet

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

20 Qershor, 2025 3:02 pm
Para
Pavarësisht krizës energjetike, Belgjika mbyll reaktorin bërthamor

Pavarësisht krizës energjetike, Belgjika mbyll reaktorin bërthamor

Abuzim me tendera, kush janë 4 punonjësit e arrestuar të Universitetit Buqësor të Tiranës

Abuzim me tendera, kush janë 4 punonjësit e arrestuar të Universitetit Buqësor të Tiranës

Iu gjet drogë me vlerën 700 mijë euro në makinë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet drogë me vlerën 700 mijë euro në makinë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

TE FUNDIT

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
20 Qershor, 2025

Gaza po përballet me thatësirë të shkaktuar nga njeriu, pasi ka kolapsuar sistemi i ujit, tha Agjencia për Fëmijë e...

Lexo më shumë

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime
20 Qershor, 2025

Në disa prej mediave spanjolle këtë fund qershori rekomandohet Shqipëria si një destinacion trend për pushimet e kësaj vere. Revista...

Lexo më shumë

Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve

Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve
20 Qershor, 2025

Një zëdhënës i Bashkimi Evropian ka thënë të premten se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër – i...

Lexo më shumë

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj
20 Qershor, 2025

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Kristjan Cenajn, i akuzuar për “vjedhje me pasojë vdekjen”. Gazetarja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com