Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar në një takim të jashtëzakonshëm të NATO se SHBA do të mbështesë aleatët dhe partnerët me një paketë financimi ushtarak prej 2.2 miliardë dollarësh.
Në paketë do të përfshihen aleatët: Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Greqia, Letonia , Lituania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe partnerët: Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia dhe Ukraina.
Sakaq, në një reagim në “Twitter”, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim thotë se SHBA do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur aleatët.
?? will do what is necessary to defend and strengthen our Allies and partners. https://t.co/k8T0BHhR7N
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 9, 2022