Pas shkarkimit nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është larguar nga zyra e tij mesditën e kësaj të mërkure.
Sikurse duket në video, Gledis Nano shfaqet duke përshëndetur me dorë gazetarët para se të hipë në makinën e tij dhe të largohet.
Kujtojmë se Gledis Nano u shkarkua ditën e sotme pas vendimit të Këshillit të Ministrave ndërsa lajmi u bë i ditur për mediat nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi. Çuçi deklaroi se shkarkimi i tij erdhi si pasojë e mospërmbushjes së objektivave që i ishin caktuar.
“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.
Ndërkohë kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do ti marrë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj./Opinion.al