Teksa ditën e djeshme u mbajt nata e parë e festivalit “Sunny Hill Festival”, atmosfera u elektrizua kur në skenë u ngjit reperi italian Fedez dhe reperi Action Bronson, të cilët sollën këngët më të bukura të repertorit të tyre.
Federico Leonardo Lucia, i njohur profesionalisht si Fedez, është një nga emrat kryesorë ndërkombëtarë që janë ftuar në Festivalin e organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj për herë të parë në Shqipëri.
Por para se të performonin dy artistët italianë kanë dhënë një mesazh për shqiptarët.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Insagram” ata shprehen : “O vëlla, jemi shokë.” Jo vetëm kaq Fedez dhe Tananai bëjnë edhe simbolin e shqiponjës me duar.