Refuzimi i Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s “nuk është më një kusht i mjaftueshëm për paqe”, sepse Rusia tani ka nevojë për “garanci të tjera sigurie”.
Kështu deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev, sipas raporteve të TASS, duke shtuar se për momentin nuk ka nevojë që Moska të përdorë armët bërthamore në atë që rusët e quajnë “operacion” i ushtrisë speciale në Ukrainë.
Rusia deri më tani nuk ka parë asnjë lëvizje që do të kërkonte përdorimin e armëve bërthamore, tha Medvedev në një intervistë me kanalin televiziv francez LCI.
Sipas tij katër arsyet për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia janë të përfshira në një dokument me akses të hapur: themelet e politikës shtetërore në fushën e parandalimit bërthamor. Ato përfshijnë lëshimin e raketave balistike në territorin e Federatës Ruse ose aleatëve të saj, përdorimin e armëve bërthamore kundër Federatës Ruse, goditjet në infrastrukturën kritike që kontrollon forcat bërthamore të Federatës Ruse, si dhe veprime të tjera që kërcënojnë vetë ekzistenca e shtetit rus.
“Deri më tani nuk janë vërejtur veprime të tilla”, tha zyrtari.