Bota

VIDEO/70-vjeçarja shuplakë fytyrës stjuardesës,9 policë e nxjerrin zvarrë nga avioni



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:58 - 26/08/22 |
Opi Nion

Një 70-vjeçare ka sulmuar fizikisht një prej stjuardesave në avionin e linjës Mançester-Rodos.

Për shkak të kësaj ngjarje, pilotët janë detyruar të bëjnë një ulje emergjente në aeroportin e Mynihut në Gjermani.

E moshuara goditi me shuplakë stjuardesën pasi nuk e lejoi që të konsumonte në avion xhin-tonik duke i hequr nga dora shishen me alkool.

Pas uljes së avionit, 70-vjeçarja u tërhoq zvarrë për t’u nxjerrë nga avioni, nga nëntë oficerë policie.

Pasagjerët që mbetën të tronditur nga ngjarja në fluturim duartrokitën dhe brohoritën kur ajo u largua, teksa dëgjohen duke e përshëndetur: “Mirupafshim kafshë”.

Videoja e shpërndarë nga MailOnline tregon oficerët e policisë gjermane që hipin në avion, përpara se ta nxjerrin të moshuarën përgjatë korridorit, me këmbët e saj të zvarritura përgjatë dyshemesë.

ng

 

 

Pas