Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stoltenberg me Kurtin dhe Vuçiç, reagon Berisha: Me rëndësi jetike

2022/08/17 at 9:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha për rrugën Qukës-Qafë Plloçë: Janë shpenzuar 225 mln €, fondi ishte mln 73 €

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një deklarate lidhur me takimet që Sekretari i Përgjitheshëm i Nato-s, Jens Stoltenberg pati me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçic.


Berisha i cilëson këto takime të rëndësishme për stabilitetin në rajon, ndërsa shprehet se Partia Demokratike  mbështet plotësisht dhe konsideron të një rëndësie jetike përpjekjet dhe angazhimin direkt të Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg dhe Natos për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Deklarata

Një takim shumë i rëndësishem për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sot, Sekretari i Përgjitheshëm i Nato-s, z. Jens Stoltenberg priti në takime të veçanta në selinë e Nato-s Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Këto takime u zhvilluan pas tensioneve në veriun e Kosovës nga kërcënimet dhe veprimet destabilizuese të Beogradit, përqëndrimit të trupave ushtarakë të Serbisë në kufi me Kosovën, dhe përpjekjeve të Putinit për nxitjen e një konflikti ne Ballkan. Të gjitha këto, duke përdorur si pretekst zbatimin e marrveshjes së reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet nga qeveria e Kosovës.

Takimet u zhvilluan në prag të takimit të vendosur për nesër midis Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, sërish në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, gjatë dy javëve të fundit ka bërë të qartë se Nato është e gatshme dhe do të ndërhyjë për garantimin e stabilitetit të Kosovës.

Pas takimit me presidentin e Serbisë Vuçiç Sekretari i pergjithshëm i Nato-s theksoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kundërshtive midis palëve me dialog të lehtësuar nga BE dhe ndër të tjera deklaroi se:

“Ne folëm më herët këtë muaj për tensionet në veri dhe vlerësoj faktin që u takuam sot për të vazhduar diskutimet. Përderisa situata është përmirësuar, është përgjegjësi e zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd që të shmangin eskalimin. KFOR-i vazhdon të jetë i fokusuar në mandatin e vet dhe është gati të intervenojë e marrë masa që të sigurojë një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët. Dialogu është e vetmja e zgjidhje. Mirëpres raundin e ri të dialogut që fillon nesër dhe bëj thirrje tek palët që të jenë konstruktive”, tha ai.

Ndërsa pas takimit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s Stoltenberg insistoi për zgjidhjen me dialog të kundërshtive midis palëve dhe deklaroi:

”Trupa të trajnuar të udhëhequr mirë, forca të NATO-s nga të gjitha vendet dhe partnerët tanë, vetëm prania e këtyre trupave ndihmon në de-përshkallëzim, kur është e nevojshme e kemi demonstruar shumë herë që mund të të zbarkojmë dhe të rrisim praninë tonë, si në veri atë që kemi bërë në javën e fundit. Prapë mund t’i rrisim praninë tonë, përndryshe kemi patrulla të rregullta të trupave të KFOR-it edhe në veri. Veprimet tona do të jenë proporcionale, të matura, të qartë dhe do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të parandaluar çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ajo që e kemi dëshmuar shumë herë për shumë vite, e demonstron atë që NATO arrin të bëjë kudo që është e nevojshme dhe e domosdoshme”.

Partia Demokratike përshëndet takimet e sotme në Selinë e Natos, i mbështet plotësisht dhe konsideron të një rëndësie jetike përpjekjet dhe angazhimin direkt të Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg dhe Natos për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Arrestohet në Morinë, udhëtonte me makinën e vjedhur të Ministrisë së Mjedisit

Arrestohet në Morinë, udhëtonte me makinën e vjedhur të Ministrisë së Mjedisit

Makina del nga rruga dhe hyn në oborrin e gjykatës, përplas punonjësin e sigurimit

Lezhë/Identifikohet autori i grabitjes së argjendarisë

Lezhë/ Kamerieri përplaset fizikisht me pushuesit për lekët e shezlongut

Vrasje me armë në Elbasan, identifikohet viktima
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}