Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznes i makinave luksoze, si i pastroi shqiptari në Itali të ardhurat e drogës

2022/08/13 at 1:34 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biznes i makinave luksoze, si i pastroi shqiptari në Itali të ardhurat e drogës

Një arrestim, një denoncim, gati shtatëqind gramë drogë dhe 300 mijë euro të sekuestruara. Është bilanci i një operacioni kompleks antidrogë të njësisë hetimore të karabinierisë së Vicenzës. Gjithçka nisi pas një arrestimi për drogë në korrik 2021 nga Karabinierët e Bassanos. Hetimet, të kryera si me metoda klasike, ashtu edhe me ndihmën e veprimtarisë teknike, i çuan hetuesit te Anton Likmeta, 35-vjeçari shqiptar, tashmë i njohur për policinë. Nëpërmjet mbështetjes logjistike dhe ndihmës së partneres së tij, një 37-vjeçare rumune, burri kishte menaxhuar prej disa kohësh një trafik të lulëzuar kokaine që preku, në fakt, të gjithë Triveneto-n me një vëllim biznesi që, vlerësohet në qindra mijëra euro.


Në vazhdën e hetimeve, policia arriti të përcaktonte edhe rrugën e ndjekur të parave, rezultat i veprimtarisë së trafikut të drogës.

Këto të ardhura u transportuan fillimisht dorazi nga partnerja e tij në Rumani. Më pas, nëpërmjet njerëzve të besuar që përdornin llogari rrjedhëse të hapura në institucionet bankare rumune, për të penguar konkretisht identifikimin e origjinës së paligjshme të parave, kapitali u kthye në Itali.

Vetëm pas kësaj manovre komplekse, 35-vjeçari, pronar i një sipërmarrjeje individuale për tregtimin e makinave luksoze (Porche, Maserati…), ripërdori paratë e “pastra” në Itali për të financuar aktivitetet e tij sipërmarrëse.

Tregtimi i paligjshëm i kokainës dhe vetë-pastrimi i të ardhurave të paligjshme u ndërpre prillin e kaluar, kur karabinierët gjetën dhe ndaluan çiftin në një makinë luksoze me fuqi të lartë. Gjatë kontrollit, i cili u shtri edhe në banesë, u gjetën dhe sekuestruan rreth 670 gramë kokainë, 15 gramë hashash dhe 43 200 euro cash. Më pas Likmeta u arrestua në flagrancë dhe ndaj pasurisë së çiftit u bë edhe sekuestro parandaluese. Në qershorin karabinierët e grupit hetimor kanë ekzekutuar masën e sigurisë dhe kanë sekuestruar shumën shtesë prej 255 mijë eurosh në llogarinë rrjedhëse në emër të gruas së sapo ardhur nga Rumania./Opinion.al



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Mjeti lundrues thyen zonën e kufizuar në Himarë, reagon policia: U bllokua

Mjeti lundrues thyen zonën e kufizuar në Himarë, reagon policia: U bllokua

Automjeti përfundon në Lanë, “zhduket” shoferi

Automjeti përfundon në Lanë, “zhduket” shoferi

Shtohen sportelet e palës greke në pikat kufitare, Policia e Shtetit jep detaje

Shtohen sportelet e palës greke në pikat kufitare, Policia e Shtetit jep detaje
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}