Kronikë

Automjeti përfundon në Lanë, “zhduket” shoferi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 13/08/22 |
Opi Nion

Një automjet është rrëzuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lumin e Lanës në kryeqytet, por për çudi drejtuesi i mjetit është zhdukur.

Lajmi bëhet me dije nga një informacion i policisë, që thotë se ka dyshime se drejtuesit ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Pas aksidentit ai është larguar. (Foto ilustruese)

“Më datë 13.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia./Opinion.al

Pas