Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij në protestën e pasdites së sotme, të ndërmarrë nga shoqëria civile.
Berisha e dha këtë konfirmim në një dalje për mediat, pas vizitës që pati në familjen Avdia ku ngushëlloi për humbjen e vogëlushes Jonada.
Kujtojmë se në protestën e sotme, do të kërkohet largimi i ministrave Cuçi dhe Kumbaro, pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit./Opinion.al