Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rruga drejt SHISH, rrëfimi i vajzës që u bë pjesë e Shërbimit Informativ

2022/06/25 at 9:30 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rruga drejt SHISH, rrëfimi i vajzës që u bë pjesë e Shërbimit Informativ

Në raportin vjetor të SHISH për vitin 2021, spikat ndër të tjera historia e një vajze e cila rrëfen mënyrën se si është bërë pjesë e shërbimit inteligjent.


“Rrugëtimi për t’u bërë pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit ka qenë një nga rrugëtimet më emocionuese të jetës sime. Gjithçka filloi kur lexova njoftimin se ishin hapur aplikimet e reja për punë pranë këtij institucioni. Kjo ishte mundësia që kisha pritur prej një kohe të gjatë. Në atë periudhë, punoja në sektorin privat, por nuk isha e kënaqur me veten.

Gjithmonë kisha ëndërruar të isha pjesë e një institucioni ku impakti i punës sime do të ndihej jo vetëm brenda tij, por në rang më të gjerë, në rang kombëtar. Edhe familja më mbështeti në këtë zgjedhje. Procesi i rekrutimit zgjati disa muaj. Pati edhe shumë intervista dhe verifikime të tjera, derisa, më në fund, më njoftuan se isha përzgjedhur për të qenë një prej personave që do të merrja pjesë në një trajnim profesional disamujor.

Trajnimi ishte intensiv dhe sfidues. Kursantët e përzgjedhur ishin me sfonde të ndryshme profesionale dhe kjo larmi e ndihmoi secilin prej nesh të mësonte më shumë, duke shkëmbyer përvoja e duke u njohur me perspektiva të reja. Instruktorët e trajnimit ishin shumë të përgatitur, me përvojë të gjerë pranë SHISH-it.

Pas përfundimit të muajve dinamikë të trajnimit, ku çdo ditë gërshetoheshin shembuj teorikë me ushtrime praktike, iu nënshtruam një provimi ku testoheshin njohuritë e marra gjatë kursit. Ky rrugëtim i lodhshëm, por shumë i bukur, u finalizua me organizimin e Ceremonisë së Diplomimit dhe Betimit, ku festuam të gjithë së bashku nisjen e një etape të re në jetën tonë.

“Betohem solemnisht se do t’i shërbej me përkushtim e ndershmëri Republikës së Shqipërisë për forcimin e sigurisë kombëtare, do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, do të kryej me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm detyrat që do të më ngarkohen, do të ruaj sekretin dhe do të jem besnik ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit në përmbushjen e misionit të tij. BETOHEM!”

Me këto fjalë, u mbyll ceremonia zyrtare dhe tashmë ishim gati për të dhënë kontributin tonë për atdheun! Para se të filloja formalisht punën si punonjëse e Shërbimit Informativ të Shtetit, frika ime më e madhe ishte se mos ndoshta kjo nuk ishte punë e përshtatshme për vajza. Në një shoqëri me histori patriarkale si ajo e vendit tonë, mendoja se do të ishte shumë e vështirë për një vajzë të re, të punonte në sektorin operativ dhe të sillte impakt pozitiv në këtë vend. Por, sapo fillova punë, vura re se, pjesë e SHISH-it janë shumë gra dhe vajza, disa prej të cilave kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe sot janë në pozicione drejtuese, gjë që për mua është tepër motivuese.

Kolegët e rinj ishin mikpritës dhe të gatshëm të më orientonin e ndihmonin në çfarëdolloj kohe. Edhe mentori më shoqëronte në çdo hap, duke më shpjeguar me hollësi dhe durim çdo gjë në lidhje me punën. Në asnjë çast nuk jam ndier e diskriminuar apo inferiore ndaj kolegëve meshkuj, sepse këtu, secili merr atë që meriton, pavarësisht gjinisë. Këto elemente ma kanë thjeshtuar punën dhe më kanë nxitur të jap më të mirën e vetes.

Sektori operativ ka vështirësitë e veta, por të rrit shumë si individ, profesionalisht dhe personalisht. Duke u hasur çdo ditë me njerëz të ndryshëm, zhvillon shumë aftësi dhe, mbi të gjitha, mëson të njohësh njerëzit jo vetëm në bazë të asaj që shfaqin, por edhe në bazë të asaj që fshehin. Për më tepër, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta mbyllësh një ditë pune duke e ditur që ke sjellë një ndikim pozitiv dhe ke dhënë kontributin tënd për realizimin e misionit kryesor: Garantimin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare!”, rrëfehet vajza.

 



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Raportuesja për Kosovën:  Samiti BE-Ballkani Perëndimor, “dështim i plotë”

Raportuesja për Kosovën:  Samiti BE-Ballkani Perëndimor, “dështim i plotë”

Apartamentet në Tiranë më të shtrenjta se në Vjenë, Madrid e Stamboll

Tremujori I, pasuritë e paluajtshme kryesojnë investimet e huaja direkte

2 të vdekur dhe 14 të plagosur pas sulmit në një lokal të komunitetit gay në Oslo

2 të vdekur dhe 14 të plagosur pas sulmit në një lokal të komunitetit gay në Oslo
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}