Koreja e Veriut raportoi një shpërthim të një epidemie të zorrëve në një rajon bujqësor të enjten. Epidemia rëndon më shumë vendin e izoluar ndërsa po përballet me mungesat kronike të ushqimit dhe një valë infeksionesh COVID-19.
Udhëheqësi Kim Jong Un dërgoi ilaçe në qytetin port perëndimor të Haeju të mërkurën për të ndihmuar pacientët që vuanin nga “epidemia akute enterike”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, pa dhënë detaje për numrin e personave të prekur.
Kim Jong Un theksoi nevojën për të frenuar epideminë sa më parë duke marrë masa për të karantinuar rastet e dyshuara për të frenuar plotësisht përhapjen e saj” -tha KCNA. Një zyrtar që merret me çështjet mes dy Koreve tha se qeveria po monitoron shpërthimin, i cili dyshohet të jetë kolera ose tifoja.
Përhapja e raportuar vjen teksa Koreja e Veriut trajton shpërthimin e infeksioneve COVID-19. Ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme muajin e kaluar, mes shqetësimeve për mungesën e vaksinave dhe furnizimeve mjekësore.
Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut më herët u tha ligjvënësve se sëmundjet që vijnë nga uji, si tifoja, ishin tashmë të përhapura në Korenë e Veriut përpara se të njoftonte shpërthimin e koronavirusit.
“Sëmundjet e zorrëve si tifoja nuk janë të reja në Korenë e Veriut, por ajo që është shqetësuese është se ajo vjen në një kohë kur vendi tashmë po lufton nga COVID-19,” tha profesori Shin Young-jeon në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit Hanyang Seul./Opinion.al