Pasditen e sotme, kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mjekët, ku ka diskutuar për problematiket që përballet sistemi shëndetësor.
Në fjalën e tij, Berisha bëri përgjegjëse qeverinë për largimin e të rinjve nga vendi si dhe të mjekëve, pasi sipas tij, në vendin tonë nuk rriten pagat.
“Nëse do pyeteshim të veçonim dy zhvillimet më të dhimbshme të këtij vendi, e para është ne rrisim fëmijë për emigracion, e dyta është ne përgatisim mjekë për emigracion. Ndërkohë që në këtë shërbim padiskutim të një rëndësie jetike për çdo shoqëri, largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. unë do ndalem në shkakun e tyre. Pse kjo dramë e vërtetë në sistemin tonë? Sepse ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur një qëndrim përçmues, mosvlerësues. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Cili është ndryshimi? Me borxhin që ka marrë kjo qeveri rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe 4 herë dhe të infermierëve me radhë, por kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë”,-tha Berisha./Opinion.al