Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duke pritur DEA-n amerikane policia vazhdon kontrollet në anijen me kokainë

2022/05/20 at 6:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Duke pritur DEA-n amerikane policia vazhdon kontrollet në anijen me kokainë

Një postbllok i Policisë Rrugore ka mbirë prej pesë ditësh në hyrjen e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit, ku historikisht janë shkarkuar mineralet. Dy punonjësit e policisë rrugore ngrejnë tabelën e ndalimit për këdo që nuk nget një automjet me mbishkrimin policia. Rruga për në fund të kalatës është bllokuar dhe kudo ka grupe policësh e mjete me fenelina.


Përforcimi me mjete policie dhe postoblloku janë në kalatë që prej të hënës, kur task-forca e Policisë së Durrësit kundër trafikut të narkotikëve zbuloi një sasi lënde të dyshuar kokainë në ngarkesën me qymyr të anijes së  mallrave me emrin “Unistream”.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet, siç thonë zyrtarë të policisë që duan të mbeten anonimë, një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Një njoftim zyrtar për këtë kapje nuk ka, pavarësisht kohës që ka kaluar.

Kjo nuk e ka kënaqur policinë dhe as SPAK që drejton hetimet. Prej pesë ditësh punonjës të policisë, qen antidrogë dhe polumbarë po kontrollojnë mbi e nën anije për të zbuluar nëse veç drogës së kapur kishte në të edhe sasi tjetër.

“Mund të them që kontrollet vazhdojnë”, i tha BIRN Vladimir Mara, prokuror i SPAK që ka nën hetim dosjen.

BIRN mësoi nga intervista me punonjës të policisë dhe punonjës të një prej agjencieve të huaja ligjzbatuese të përfshira në aksion, se autoritetet që e kishin ndjekur anijen kishin dyshime për një sasi më të madhe droge.

“Po presim të vijnë agjentët e DEA-s Amerikane [Agjencia Amerikane për Luftën Kundër Drogës] sepse rasti ka qenë i sinjalizuar dhe autoritetet shqiptare vetëm kanë ndërhyrë”, tha për BIRN në kushtet e anonimatit një zyrtar i Policisë Kufitare.

“Ata kanë këmbëngulur që mos të mjaftohemi me 60 kg që kapëm ditën e parë, por ta kontrollojmë në detaje ngarkesën dhe anijen”, shtoi ai.

Ndërkohë drejtues të policisë vendore pohuan për BIRN se operacioni do të zgjasë të paktën deri në fillimin e javës që vjen, me përfundimin e kontrollit të plotë të anijes, përfshirë dhe strukturës së saj.  Punonjës të policisë thonë se kanë dyshime se droga mund të jetë shkarkuar para se anija të mbërrinte në port edhe pse siç u mësua ajo është ndjekur gjatë gjithë rrugës së saj.

Që prej të hënës ekuipazhi i anijes është izoluar. Por punonjësit e portit thonë se ata nuk mund të arrestohen.

“Ekuipazhi nuk mban përgjegjësi për ngarkesën”, tha një prej punëtorëve më të vjetër në port. Edhe prokurori Mara i tha BIRN se ata nuk ishin të arrestuar, por ishin pyetur vetëm si dëshmitarë.

Po ashtu në zonë prania e policisë është e dukshme. Makina të patrullave vijnë dhe ikin nga kalata thuajse çdo 15 minuta, ndërsa në anije dhe pranë saj ka gjithmonë një grup me punonjës policie civilë.

Një punonjës i portit rreth të 60-tave tha se qymyri, malli i parë që anija sillte kishte përfunduar së shkarkuari vetëm të premten.  “Sot përfundoi shkarkimi i plotë i qymyrit”, tregoi burri, ndërsa duket se policia ka kontrolluar çdo copë minerali për të gjetur sasi të tjera të drogës.

Punonjës të portit që kanë qenë dëshmitarë të aksionit të policisë në 5 ditët e fundit, thonë se kanë parë lëvizjet dhe kërkimet intensive.  “Kanë sjellë edhe polumbarë. Po kot se ku rri malli në det se e hajnë peshqit”,  thotë një punëtor i sektorit të mineraleve, teksa po e seleksionon kromin që po ngarkohet në një anije tjetër drejt Suedisë.

Punonjës të policisë i tha BIRN se përveç kontrollit të imtësishëm me qen për të zbuluar drogën midis ngarkesës me qymyr dhe në trupin e anijes, policia kontrolloi fundin e anijes për modifikime të mundshme apo për mundësinë e hedhjes së drogës në akuariumin e portit.

Droga e kapur në anijen me qymyr, përbën një risi edhe për policinë, e cila kryesisht ka kapur drogë të fshehur mes mallrave në kontejnerët që vijnë nga Amerika Latine. Rastet më të njohura janë episodet n ënjë kompani të importit të bananeve në kontenierët e të cilës u gjet kokainë në pesë episode të veçanta. Sasia në total e drogës ishte 48 kilogramë.

Sasia më e madhe e kokainës u kap në vitin 2018, kur u sekuestruan edhe 613 kg kokainë për trafikimin e të cilës u deklaruan fajtorë administratori i kompanisë “Arbi Garden” që kishte porositur ngarkesën e bananeve ku gjet droga./BIRN



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Gara për kreun e PD/Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, ja arsyet

Gara për kreun e PD/Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, ja arsyet

Humbi vajzën 3-muajshe dhe gruan nga sulmi me raketa,ukrainasi:Vështirë të jetosh

Humbi vajzën 3-muajshe dhe gruan nga sulmi me raketa,ukrainasi:Vështirë të jetosh

Dështimi i marrëveshjes qeveri-opozitë/ Berisha: Vazhdim i dështimeve të Bashës

Dështimi i marrëveshjes qeveri-opozitë/ Berisha: Vazhdim i dështimeve të Bashës
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}