Deputeti Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për mediat tha se arsyeja e mos mbajtjes së mbledhjes së grupit të PD është shkelja e marrëveshjes nga PS.
Ai tah para gazetarëve se PD i ka firmat, madje jo për 1 por për 2. Ndër të tjera ai u shpreh i keqardhur që procesi shkoi siç e kishte parashikuar.
“Ne kemi firmat jo për një po për dy, por kujtoj që ky proces u bë që produkti të ishte konsensual, pra Kushtetuta e do që Presidenti të jetë i shqiptarëve. Ndoqëm këtë rrugë për të marrë garanci dhe ti tregojmë publikut që procesi të jetë konsensual”,-tha Alibeaj.
I pyetur nga gazetarët nëse i vjen keq se rezultati është siç e deklaroi Komisioni i Rithemelimit?
“Ne u nisëm për një proces në sytë të publikut dhe jo një proces dhomash të errëta, .Ne kemi qëndruar parimor për një president të të gjithëve, keqardhja ime është fakti që në atë mbledhje homologu im tha bien dakord për dokumentin tuaj, por ja pra dokumenti i shkel nga ana e PS. Keqardhja është për faktin se asnjë nga përgjërimet e veta, se në ja lëmë opozitës, por ju kam thënë në do të marrim pjesë për të treguar maskën hipokrite që ky pushtet ka”-tha Alibeaj.
A do të negociojnë më me PS?
“Është e qartë për ne që kemi qenë serioz dhe kjo na ka karakterizuar. Ja përse çdo gjë e dokumentuam dhe e bëmë në sy të publikut”,-tha ai.