Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të premte ka folur lidhur me deklaratat e Ambasadores Yuri Kim, e cila në një emision televiziv tha se asnjë nga vendimet e DASH për shpalljet non grata nuk është kthyer.
Berisha i cilësoi këto deklarata si fushatë kundër Berishës në prag të zgjedhjeve për kreun e PD.
“Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar PD. I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij në punë të brendshme të PD dhe përpjekje për të caktuar kryetarin e partisë konservatore shqiptare. Kaq kisha!”-tha Berisha.