PD ka kërkuar mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për çmimet. Lajmi u dha nga kreu i PD, Lulzim Basha të shtunën para mbledhjes se Grupit Parlamentar.
Ndërkohë sot nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Kuvend shkresën për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares PD kërkon mocion me debat për rritjen e çmimeve. Sipas PD masat e marra nga qeveria Rama janë të pamjaftueshme./Opinion.al