Bota

Rusia vendos sanksione ndaj Biden, Blinken dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:09 - 15/03/22 |
Opi Nion

Rusia ka vendosur sanksione kundër presidentit amerikan Joe Biden, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë. Lajmi është dhënë nga Ministria e Jashtme Ruse në një deklaratë të botuar të martën.

“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë… nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista e ndalimit’ ruse përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin Joe Biden, Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Kryetarin e Shefat e Përbashkët të Shtabit Mark Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të njohura amerikane”, thuhet në deklaratë, raporton CNN./Opinion.al

Pas