Bota

Ish-presidenti ukrainas: Putin dëshiron të shkatërrojë të gjithë Perëndimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 15/03/22 |
Opi Nion

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të ndalet vetëm me pushtimin e Ukrainës nëse Perëndimi nuk ndërhyn.

Duke folur për Sky News, ai tha se Putin po kërkon Krimenë dhe rajonin e Donbasit nga Ukraina sot, por nesër ai do të kërkojë Skocinë nga Britania e Madhe dhe Alaskën nga SHBA.

“Ai dëshiron të shkatërrojë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Perëndimin, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në”, tha ai.

“Mos u përpiqni të bëni një kompromis me Putinin,” paralajmëroi ai, duke argumentuar se presidenti rus “do të shkojë gjithmonë më tej”.

Poroshenko tha se sulmi ajror në Lviv gjatë fundjavës, në një distancë të shkurtër nga kufiri polak, ishte “simbolik” dhe tregoi se Putini është i gatshëm ta çojë konfliktin një hap më tej./Opinion.al

Pas