Ministri francez i Shëndetësisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mediat franceze shkruajnë se as ai nuk i ka shpëtuar dot falës që ka përfshirë Francën.
Mësohet se ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, ai që ka njoftuar sot se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Si rezultat, jam në izolim dhe vazhdoj të kryej funksionet e mia nga distanca”,-ka thënë ministri në Twitter.
“Siç e kërkon protokolli, duke u vaksinuar me tre doza, ai do të respektojë izolimin dhe do të vazhdojë të punojë nga ambientet private të shtëpisë ku banon”,-shtojnë shërbimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas atyre që e rrethojnë, ministri ka “simptoma të lehta” dhe do të vazhdojë të punojë i izoluar./Opinion.al
Je viens d’être testé positif au Covid.
En conséquence, je me mets à l’isolement et continue d’assurer mes fonctions à distance.— Olivier Véran (@olivierveran) January 13, 2022