Rokeri i njohur, Bryan Adams ka rezultuar pozitiv me Covid-19, për herë të dytë brenda 1 muaji.
Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në një postim në “Instagram”, Adams tha se kishte rezultuar pozitiv pas mbërritjes në aeroportin Malpensa në Milano.
“Kam rezultuar pozitiv për herë të dytë brenda 1 muaji”,-shkroi Adams.
Gjithashtu, Adams u tërhoq nga një performancë në një ceremoni në Rock and Roll Hall of Fame, pasi u infektua me koronavirus. Përfaqësuesi i tij tha në atë kohë se Adams ishte “i vaksinuar dhe nuk kishte fare simptoma”.
View this post on Instagram