Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braçe: Paketa fiskale godet të dobëtit, hiqni favorizimet te hotelet me 5 yje

2021/11/25 at 12:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Braçe: Paketa fiskale godet të dobëtit, hiqni favorizimet te hotelet me 5 yje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur sot në Kuvend për buxhetin e vitit 2022, ku ka thënë se duhet të ketë disa përmirësime në buxhet.

Ai ka paraqitur para deputetëve të tjerë në Kuvend propozimet e tij lidhur me 10 amendamente.

Braçe u shpreh se ka propozuar që të përjashtohen kryesisht bizneset e mëdha nga lista fiskale, të cilët paguajnë vetëm 6% tvsh pasi sjellin të ardhura në bilancet e tyre.

“Përjashtime apo favore të përjetshme në paketën tonë fiskale nuk duhet të ketë. Duhet të vendosim ne prioritete. Ta nisim me më të dobëtit, apo ta nisim me ata që përmes favoreve akumulojnë para shumë. Kam kërkuar disa herë në Kuvend reduktimin e listës së përjashtimeve fiskale për biznesin, sidomos për atë të madh. Së pari doja të propozoja heqjen e reduktuar të 6% të tatimeve me vlerën e shtuar për të gjitha hotelet me 5 yje. Sepse për çdo investim të tyre paguhet vetëm 6% TVSH. Unë them se vlen vetëm një favor, e para është ajo që i lejohet lojërat e fatit këtyre hoteleve. Kam propozuar heqjen e përjashtimit të favorizimit me tokë dhe me ndërtesë në shitjen e parë për të gjitha zonat rezidenciale jashtë qyteteve dhe vijën bregdetare.

Mendoj që të gjithë këtyre sipërmarrësve që jetojnë në këtë fushë i është bërë një favor. I është bërë favor sepse po zënë territore të mëdha të vijës tonë bregdetare dhe pjesën më të madhe të muajve është e blerë nga ato që kanë para. Nga krahu tjetër toka është e fundme, si në vijën bregdetarë dhe jashtë qyteteve. Le të vijmë te më e rëndësishmja. Natyrisht, propozimi që do të sjell lidhet me skemën e TVSH për bujqit. Duhet përjashtuar këtu eksportuesit që e kanë TVSH zero në eksport. Në këtë projektligj norma e kompensimit është rritur nga 6% në 20%. Norma e kompesimit me 20% neutralizon TVSH. Natyrisht që më shkon ta bëj pyetjen se çfarë ka ndodhur me qeverinë që kur e vendosi këtë skemë dhe sot që e ka bërë zero investimin për fermerin. Problemi është te bujku dhe eksportuesi. Po ju marr një produkt. Një kg ullinj me çmimin 50 lekë, grumbulluesi e mori këtë produkt dhe doli në treg me 60 lekë, e këtu ka 10% TVSH, po të bësh diferencën mes TVSH të kompesuar dhe TVSH në shitje, grumbulluesit i mbeteshin 8.3 lekë për të gjitha. Ai kishte para dhe interes që të grumbullonte produktin e bujkut, pa ushtruar presion e të jetë bujku në trysni. Nëse shkojmë te zero në 20, humbja është 20 lekë për grumbullues. Sot nuk ka fabrikë në Shqipëri që prodhon me qumësht pluhur, nëse ka kërkoj ndjesë. Legjislacioni jonë vajin e palmës nuk e takson, kam propozuar taksë dhe për këtë. Që qumështi pluhur dhe vaji i palmës të trajtohen njësoj”,-tha Braçe.

Etiketa: buxheti 2022Erion Bracepropozime

Ju sugjerojmë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
Integrimi, Bullgaria kërkon zyrtarisht që Shqipëria të ndahet nga RMV

Integrimi, Bullgaria kërkon zyrtarisht që Shqipëria të ndahet nga RMV

Lehtëson lëvizjen/Çuçi për marrëveshjen me Maqedoninë e V:Do jetë vetëm 1 sportel

Lehtëson lëvizjen/Çuçi për marrëveshjen me Maqedoninë e V:Do jetë vetëm 1 sportel

Durrës/ Bie në kontakt me rrymën në kabinën elektrike, humb jetën një person

Efektivi i policisë përplas me makinë një 3-vjeçar

TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com