Eksperti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini ka shpjeguar në emisionin “Opinion” një analizë të pëlqimeve në rrjetet sociale për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Mbështetur në analizën e 36 708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10 631 persona kualitativë sikurse i quajti, Gjeladini tha se nga 10 mijë përdorues të Facebook, 36.2% dhanë pëlqimet për zotin Basha dhe 63.7% për zotin Berisha. Gjeladini tha se janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë./Opinion.al