Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja rekord e ꞔmimit të gazit, Rusia fajëson BE

2021/10/12 at 9:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritja rekord e ꞔmimit të gazit, Rusia fajëson BE

Rritja e ꞔmimeve të gazit është kthyer në temë politike kudo në Europë. Rusia i quan të padrejta akuzat e BE ndaj saj. Presidenti Putin i shikon gabimet tek BE.

Shpërthimet e ꞔmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar kritika të ashpra të BE kundër Rusisë. Ky vend bëhet përgjegjës për rekorde të reja të ꞔmimit të gazit. BE akuzon, se Rusia po e manipulon ꞔmimin e gazit në tregje. Kreu i importuesit më të madh të gazit në Gjermani, Uniper, Klaus-Dieter Maubach bën fjalë për “nivele historikisht të larta” për gazin. Edhe tek konsumatorët europianë është rritur shqetësimi, nëse do të mund të paguajnë faturat e energjisë.

Diplomati gjerman dhe ambasador i BE në Moskë, Markus Ederer tha për gazetën moskovite, RBK, se në këtë situatë edhe Rusia do të dëmtohet. Imazhi i saj si furnizuese e besueshme mund të dëmtohet, nëse krijohet përshtypja, se ky vend nuk do ose nuk mundet të reagojë në rast të nevojave.

Putin: Fajin e ka BE

Por presidenti Putin nuk e shikon fajin për gjendjen aktuale tek Rusia, por tek tregjet ndërkombëtare dhe politika e gabuar energjitike e BE. Megjithë paralajmërimin e Rusisë, BE ka hequr dorë nga marrëveshjet afatgjata dhe ka shkuar në tregjet energjitike në bursë, ka thënë Putin, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Presidentin rus e pranon, se duhet vepruar me shpejtësi.

“Europa mavijoset pa gazin rus”, shkruan gazeta moskovite “Nevasimaja Gazeta”, kurse media të tjera ruse e ngrenë lart Putinin si shpëtimtarin e mundshëm para “panikut në tregjet e gazit”. Gazprom mund të ndihmojë, nëse për të nuk bëhet shumë e shtrenjtë, është shprehur Putin, sipas agjencisë së lajmeve dpa. Rusia është e hapur për oferta nga blerës të mëdhenj të BE. Kalimi i gazit tranzit përmes Ukrainës mund të rritej, por për Gazprom kjo do të thotë kosto më të larta.

Agjencia gjermane e lajmeve, dpa e komenton këtë si mënyra e Putinit për të thënë, se gazsjellësi, Nordstream2 që sjell gaz të lirë është gati për këtë. Por mungon vetëm leja e vënies  në punë nga autoritetet gjermane. Kremlini gjithmonë kujton, se vënia e shpejtë në punë e këtij gazsjellësi do të lehtësonte gjendjen e ꞔmimit të gazit në tregje.

Gjendja e tregjeve të gazit ishte temë edhe në Forumin Ndërkombëtar të Gazit në Shën Peterburg të premten. Akuzat nga BE se Rusia manipulon ꞔmimin e gazit, “për të mbushur më shpejt gazsjellësin Nordstream2 për Rainer Seele, president i Dhomës së Tregtisë së Jashtme Ruso-Gjermane, AHK janë “pa baza dhe absurde”. Që Gazprom e ofron sasinë për të cilën është rënë në ujdi, e pranoi edhe kancelarja Merkel këtë javë.

Opcionet e BE

Seele, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë koncernet energjitike, Wintershall Dea dhe OMV, dy nga 5 koncernet që financuan NordStream2, është shprehur, se “kush do gaz me ꞔmimi të arsyeshëm në shtëpitë gjermane dhe europiane, duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit dhe jo të konfrontimit me Moskën.” Seele kritikon që BE është fokusuar shumë “tek loja e lirë e ofertës dhe kërkesës”. Që nga fillimi i vitit, ꞔmimi i gazit është 10-fishuar në tregjet botërore. Gjermania ka nevojë për 87 miliardë kubik gaz në vit, 55% e tij vjen nga Rusia.

Komisioni Europian pritet që këtë javë të ofrojë plane veprimi. E mundur është që vendet e BE të bashkohen e të blejnë së bashku, ose të paktën të krijojnë rezerva të përbashkëta. Por vendimet e para strategjike pritet të merren në samitin e rregullt të BE. Ekspertët si komisionerja e BE për energjinë, Kadri Simson presin që ꞔmimet e gazit të bien hap pas hapi nga pranvera e vitit të ardhshëm.

Për situatën aktuale shikohet si përgjegjëse edhe uria energjitike në botë pas krizës së Coronës. Kësaj i shtohet ulja e rezervave të gazit pas një dimri të ftohtë, furnizime të reduktuara me gaz për shkak të punimeve në gazsjellës dhe ulja e prodhimit të gazit në Europë./DW

Ju sugjerojmë

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas
Kronikë

I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas

10 Dhjetor, 2025 1:02 pm
U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier
Aktualitet

U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier

10 Dhjetor, 2025 12:29 pm
Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion
Kryesore

Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion

10 Dhjetor, 2025 12:10 pm
Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn
Kronikë

Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn

10 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Para
Kujtimet e diplomatit nazist: Hitleri kishte simpati të madhe për Shqipërinë

Kujtimet e diplomatit nazist: Hitleri kishte simpati të madhe për Shqipërinë

“Kriza e korrupsionit po maskohet”, Basha: Po përkthehet në rritje çmimesh

Vendimi për Flamur Nokën, Basha: S'është përjashtuar është paralajmëruar

Paralajmëron Basha: Për bishtat e ish-qeverisjes sonë, s’do ketë tolerim

Paralajmëron Basha: Për bishtat e ish-qeverisjes sonë, s'do ketë tolerim

TE FUNDIT

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
10 Dhjetor, 2025

Një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion gjenetik që rrit në mënyrë dramatike rrezikun e...

Lexo më shumë

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
10 Dhjetor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në Mbledhjen e 3-të të Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor...

Lexo më shumë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
10 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me operacionin “Rikthimi”, ku janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest...

Lexo më shumë

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
10 Dhjetor, 2025

Sikur 'carbonara' të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com