Virologu Arban Domi, i cili punon në SHBA shprehet se vaksina kundër COVID-19, nuk duhet të rekomandohet për moshat nën 18 vjeç.
Domi shpjegoi në emisionin “Opinion”, se organizmi i nën moshën 18 vjeç është më i mbrojtur, teksa tha se transmetushmëria e COVID është më e ulët dhe se shtrimet në spitale janë të rralla.
“Unë nuk do e rekomandoja për moshat nën 18-vjeç. Në këtë moshë ka disa mekanizma të tjerë që nuk ekzistojnë në moshat e rritura për mbrojtjen nga agjentët e huaj. Kanë një mburojë ekstra. Transmetueshmëria në këto mosha është më e ulët. Elementi i tretë, hospitalizimet në spital në këtë moshë janë të rralla”,-tha Domi./Opinion.al