Duket se largimi i Lionel Messit do ketë pasoja për klubin e Bacelonës. Pas vendimit të katalanasve për mos vijuar kontratën me Messin, një tjetër lojtar ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Barcelona.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesi i Manchester City zgjodhi të vijojë karrierën në “Camp Nou”, por duket se largimi Messit, ka bërë që ai të nis proceduarat për prishjen e kontratës 2-vjeçare të firmosur dy muaj më parë.
Në këtë rast do të përballeshim me një tërmet të vërtetë në klubin katalanas, i cili po përjeton një situatë kritike dhe që rrezikon shumë dëmtimin e imazhit, përveç aspektit teknik.
Aguero ishte i lumtur që do të luante në një skuadër me bashkatdhetarin dhe mikun e tij, por Leo Messi është afër firmës me francezët e PSG.
Në rrjet po qarkullojnë disa meme në lidhje me zemërimin e ish-yllit të Manchester City, i cili nuk arrin ta besojë që Messi u largua nga Barcelona.