Fluks udhëtarësh nga Greqia janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në pikën doganore të Kapshticës. Mësohet se së vendin tonë kanë hyrë 3465 qytetarë, teksa drejt vendit kanë udhëtuar 1781 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Me i lartë ka qenë fluksi i lëvizjeve ndërkufitare në Qafë-Thanë, nga e cila kanë hyrë në Shqipëri 5079 qytetara dhe kanë dalë 3809 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Pavarësisht fluksit i cili pritet të mbetet i lartë edhe gjatë fundjavës, situata në pikat doganore është normale dhe përpunimi i dokumentacionit të udhëtarëve dhe mjeteve bëhet pa vonesa./ Opinion.al