Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Durrës. Një bombol gazi ka shpërthyer në zonën e Kullës, Manëz rreth orës 12:00.
Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit është lënduar 70-vjeçarja me iniciale S.M. E moshuara u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 19.07.2021, rreth orës 12:00, në Kullë, Durrës, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombël gazi, e për pasojë është lënduar shtetësja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al