Hetuesit iranianë kanë përjashtuar hipotezën e një vetëvrasjeje në vdekjen e diplomates zvicerane, trupi i së cilës u gjet këtë mëngjes pasi ajo kishte rënë nga kati i 18-të i ndërtesës ku jetonte, në një zonë rezidenciale të Teheranit.
Kështu ka bërë me dije per IRNA, Zëdhënësi i Departamentit të Emergjencave të Teheranit, Mojtaba Khaledi, i cili më parë kishte pohuar se autoritetet nuk kishin përjashtuar asnjë hipotezë, përfshirë atë të vrasjes, aksidentit e madje edhe vetëvrasjes.
“Policia lajmëroi urgjencën pasi trupi i 52-vjeçares zvicerane u gjet në një zonë të gjelbër pranë banesës, por ajo kishte vdekur më herët se Sa të gjendej”, tha zëdhënësi. Ndërkohë, Ministria e Jashtme iraniane i ka shprehur ngushëllimet Zvicrës, duke siguruar që rezultatet e hetimit do të zbardhen “sa më shpejt të jetë e mundur”./Opinion.al