Arben Mema 32-vjeçari, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbe” mesditën e 25 prillit, duke tentuar t’i shtypë me makinë, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Njoftohet se Mema akuzohet për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe për shkatërrim prone.
Ndërkohë që në sallë e gjyqit, bëhet me dije se Mema ka deklaruar se nuk e ka bërë me të ndonjë qëllim të keq dhe se i është kthyer makina sa majtas, djathtas. Gjithashtu 32-vjeçari është shprehur se ende nuk i ka dalë pija.
Nuk e bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas. S’më ka dal ende pija, më doli makina jashtë kontrollit!’- tha Mema.
Kujtojmë se Mema në momentin e incidentin ka qenë në gjendje të dehur dhe i droguar, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera./Opinion.al