Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherazi drejtuesi politik i PS, Erion Veliaj ka dalë sërish një një deklaratë për mediat ku ka deklaruar se PS ka fituar njësinë e Berzhitës , e cila sipas tij ka votuar për të djathtën.
“Kemi një tjetër njësi që e ka mbyllur me shumë sukses procesin e numërimit në Tiranë. Është Bërzhita ku kemi një rekord me mbi 65% të votave. Një njësi rurale e Tiranës, ku në këto vite ka qenë djathtë. E kemi fituar herët e fundit, por kemi thelluar rezultatin“, tha Veliaj.
Më tej ai i bëri apel të gjithë numëruesve përfshirë dhe atyre të Partisë Demokratike që të vazhdojnë procesin e numërimit.”Është pa sens të zgjasim agoninë, por të pranojmë rezultatin” tha ai./Opinion.al